Ndërlidhjet

Josipoviq në turne rajonal


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.
Nga data 3 deri më 7 shtator, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Kosovë.

Në Prishtinë do të arrijë të premten dhe do të takojë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Pas bisedimeve zyrtare, Josipoviq do të vizitojë edhe komunitetin kroat në Janjevë, si dhe ushtarët kroatë në kuadër të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG