Ndërlidhjet

Rasmussen kërkon “përgjigje të fortë” në Siri


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka bërë thirrje për “përgjigje të fortë” ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri.

Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, Rasmussen ka thënë se ka parë provat që tregojnë se regjimi sirian është përgjegjës për sulmin kimik të 21 gushtit, në rrethinë të Damaskut.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar regjimin e Bashar al-Assadit për sulmin, i cili, sipas Uashingtonit, ka vrarë mbi 1,400 persona.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska nuk është e bindur në provat e SHBA-së.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara janë duke analizuar mostrat e marra nga vendi ku ka ndodhur sulmi.
XS
SM
MD
LG