Ndërlidhjet

Ish-nazisti 92-vjeçar përballet me akuzat për vrasje


Siert Bruins

Një gjykatë në Gjermani ka nisur seancat dëgjimore për ish-rojen naziste, Siert Bruins, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e luftëtarit të rezistencës holandeze, Aldert Klaas Dijkema, më 1944.

Bruins, 92 vjeç, i lindur në Holandë, ka refuzuar t’iu përgjigjet akuzave gjatë seancës së sotme 35-minutëshe.

Ai është dënuar për vrasjen e Dikemas nga një gjykatë holandeze, më 1949, por nuk është ekstraduar pasi ka nënshtetësi gjermane.

Bruins tashmë ka shërbyer një dënim me burg në vitet 1980, pasi është dënuar për ndihmë në vrasjen e dy vëllezërve hebrenj, më 1945.

Rasti është njëri nga të fundit që përfshijnë krime të epokës naziste.

Në muajin qershor, Hungaria ka akuzuar 98-vjeçarin Laszlo Csatary se ka ndimuar deportimin e hebrenjve në kampin Aushvic, por ai ka vdekur muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG