Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron Moldavinë kundër afrimit me BE-në


Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin.
Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin.
Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se nëse Moldavia nënshkruan Marrëveshje Asociimi me Bashkimin Evropian, do të mund të komplikonte përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mbi rajonin separatist të Transdniesterit.

Rogozin i ka thënë televizionit Rossia 24 se Moska do të rishikojë marrëveshjet e saj me Moldavinë.

Ai ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet e saj më të ngushta me BE-në do të nënkuptonin “ndërprerje marrëdhëniesh” me Rusinë, me pasoja të rënda për mallrat moldave, punëtorët migrantë dhe Transdniesterin.

Rajoni ka qenë de facto i pavarur qysh në fillim të viteve 1990 dhe mbështetet nga Moska.
XS
SM
MD
LG