Ndërlidhjet

logo-print

Ekipi i OKB-së viziton kampin Ashraf pas dhunës


Kampi Ashraf në Irak

Kampi Ashraf në Irak

Një ekip i Kombeve të Bashkuara ka vizituar një kamp të iranianëve në verilindje të Irakut, ku, nga një sulm të dielën, janë vrarë mbi 50 banorë.

Zyrtarët e OKB-së në Bagdad kanë thënë se vizita ka pasur për qëllim të përcaktojë se sa njerëz kanë vdekur dhe si janë vrarë.

Kampi Ashraf strehon rreth 100 anëtarë të organizartës Mujahedeen-e-Khalq, një grup iranian në mërgim, i cili kundërshton Qeverinë e Teheranit.

Grupi ka akuzuar trupat irakiane për kryerjen e sulmit, por zyrtarët irakianë kanë mohuar një gjë të tillë.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, kanë dënuar dhunën dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve irakiane që ta hetojnë atë.
XS
SM
MD
LG