Ndërlidhjet

Lideri anti-terrorist në Irak i shpëton atentatit


Irak

Irak

Autoritetet irakiane thonë se një udhëheqës i shquar i një milicie fisnore sunite u ka shpëtuar përpjekjeve për ta vrarë.

Ministria e Brendshme ka thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë shpërthyer eksplozivët e tyre pranë shtëpisë së Wisam al-Hardanit, në lagjen Hartijah të Bagdadit, duke vrarë pesë roje dhe plagosur katër të tjera.

Hardan nuk është lënduar në sulm.

Së fundmi, ai është emëruar nga kryeministri Nuri al-Maliki për të udhëhequr Sahwa-n, një koleksion i milicive fisnore sunite që lufton anëtarët e Al Kaidës dhe milicitë e tjera.
XS
SM
MD
LG