Ndërlidhjet

logo-print

Në Bosnjë hapet qendra sportive e financuar nga UEFA


Michel Platini në Zenicë

Michel Platini në Zenicë

Në Bosnjë është hapur një qendër futbolli, në vlerë prej 6.6 milionë dollarësh.

Kreu i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së objektit në qytetin Zenica.

Projekti është financuar kryesisht nga UEFA.

Qendra e re e futbollit ka dy stadiume, gjashtë zhveshtore dhe hapësira akomoduese.

Është thënë se qendra do t’i ndihmojë ekipit kombëtar që të përgatitet për ndeshje.
XS
SM
MD
LG