Ndërlidhjet

logo-print

Assadi tenton të “frikësojë” Francën


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka paralajmëruar Francën kundër pjesëmarrjes në sulme ushtarake ndaj regjimit të tij, duke thënë se do të ketë pasoja negative për interesat francezë.

Assad i ka bërë këto komente në një intervistë për të përditshmen franceze Le Figaro.

“Secili do të humbasë kontrollin e situatës. Kaosi dhe ekstremizmi do të përhapen. Rreziku i luftës rajonale ekziston”, ka thënë Assad.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kërkojnë mbështetje nga aleatët për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, pas sulmit me armë kimike të 21 gushtit, në të cilin kanë humbur jetën qindra persona.

Uashingtoni, Parisi dhe aleatë të tjerë të tyre fajësojnë regjimin e Assadit për përdorimin e armëve kimike.
XS
SM
MD
LG