Ndërlidhjet

logo-print

Rasti Politkovskaya: Dy të dyshuar në paraburgim


Anna Politkovskaya - foto ilustruese

Anna Politkovskaya - foto ilustruese

Dy vëllezër çeçenë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, janë dërguar në një qendër paraburgimi në Moskë.

Gjykata e këtij qyteti ka urdhëruar të hënën paraburgimin e tyre, pasi prokurorët kanë thënë se ata kanë shkelur kufizimin në udhëtim, duke lënë Moskën kohët e fundit.

Gjykimi i vëllezërve Makhmudov dhe tre të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Politkovskayas, është shtyrë muajin e kaluar, pasi Dzhabrail Makhmudov është plagosur nga një person i panjohur në Moskë.

Pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në muajin korrik.

Tre prej tyre janë liruar nga akuzat e ngjashme më 2009 dhe tani janë duke u rigjykuar.

Politkovskaya ka qenë një gazetare e zëshme, e cila ka raportuar për mizoritë e kryera nga grupet e armatosura pro-Kremlinit në Çeçeni.

Ajo është vrarë më 2006 në hyrje të apartamentit të saj në Moskë.
XS
SM
MD
LG