Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Siria ka dorë në sulmin masiv kimik


Pamje e një pjese të Parisit

Pamje e një pjese të Parisit

Franca thotë se sylmi i dyshuar kimik afër kryeqytetit të Sirisë, Damask, ka mundur të kryhet vetëm nga qeveria e Sirisë.

Në një raport të inteligjencës së Francës thuhet se në sulmin më 21 gusht, ishte përfshirë “përdorim masiv i agjentëve kimikë” dhe se së paku 281 vdekje mund t’i atribuohen këtij sulmi.

Në Uashington, senatori amerikan, John McCain, u tha reporterëve se presidenti Barack Obama, duhet të bëjë rast të fuqishëm për ta sulmuar Sirinë e Bashar al-Assadit, nëse dëshiron ta fitoj mbështetjen e Kongresit për operacion.

Mëtutje ai theksoi:

“Nëse Kongresi e refuzon rezolutën si kjo, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, tashmë është shprehur i përkushtuar për aksion, atëherë konsekuencat do të jenë katastrofike, në atë që kredibiliteti i këtij vendit me miq dhe armiq, do të dëmtohet dhe kjo nuk do të ketë implikime vetëm për këtë presidencë, por edhe për presidencat e ardhshme”, tha John McCain.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pas takimit me presidentin Obama.
XS
SM
MD
LG