Ndërlidhjet

Brazil, Meksikë: Kërkohen shpjegime nga SHBA-të për spiunim


Presidentja Dilma Rousseff

Presidentja Dilma Rousseff

Brazili e ka dënuar programin e spiunimit të Shteteve të Bashkuara, pasi është raportuar se në shënjestër ishte presidentja Dilma Rousseff, duke e vlerësuar këtë spiunim si “invazion të papranueshëm” ndaj sovranitetit të tij.

Një program i lajmeve në Brazil ka raportuar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara ka spiunuar në imejla, thirrje telefonike dhe mesazhe teksuale, të presidentes Rousseff, si dhe të presidentit të Meksikës, Enrique Pena Nieto.

Në raport janë cituar dokumentet që janë marrë nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikan, Edward Snowden, i cili gjendet në ikje.

Ministria e jashtme e Brazilit e ka ftuar dje ambasadorin amerikan, Thomas Shanon, dhe i ka thënë se Brazili pret që Shtëpia e Bardhë të paraqes shpjegim me shkrim lidhur me akuzat për spiunim.

Meksika, poashtu, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i hetuar akuzat, duke thënë se nëse tregohen të vërteta, atëherë spiunimi do të ishte shkelje serioze e sovranitetittë vet.
XS
SM
MD
LG