Ndërlidhjet

Microsoft e blen njësinë Nokia Mobile


Kompania Microsoft ka shpallur se e blenë njësinë Nokia Mobile për 5.44 miliardë dollarë, në përpjekje për t’i zgjeruar aksionet e veta në tregun e telefonave të mençur.

Kompanitë thotë se transaksioni pritet të kompletohet në fillim të vititi 2014.

Afro 32 mijë punëtorë të kompanisë Nokia Corp. do të transferohen në Microsoft Corp.

Kompania Nokia për një kohë të gjatë ishte lider global në prodhimin e telefonave mobilë, por më vonë kishte ngecur në garë në krahasim me prodhuesit rivalë të telefonave të mençur, Samsung dhe Apple.
XS
SM
MD
LG