Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ish-ylli i basketbollit Rodman niset për në K. Veriore


Dennis Rodman (djathtas) dhe Kim Jong Un gjatë takimit të tyre në shkurt të këtij viti

Dennis Rodman (djathtas) dhe Kim Jong Un gjatë takimit të tyre në shkurt të këtij viti

Ish-ylli i basketbollit në Shtetet e Bashkuara, Dennis Rodman, do të udhëtoj për në Korenë Veriore, për ta vizituar liderin e atjeshëm, Kim Jong Un.

Rodman u tha gazetarëve në Pekin të Kinës, gjatë rrugës për në Phenian, se ai dëshirom ta filloj një ligë basketbollistike në Korenë Veriore.

I pyetur se a shpreson ta kthejë në SHBA misionarin e burgosur amerikan, Kenneth Bae, ai tha se “nuk do të flasë për këtë”.

Spekulimet se Rodman mund të kërkoj lirimin e misionarit të sëmurë Bae, janë shtuar pas sugjerimit të Rodmanit nëpërmjet rrjetit Twitter se ai ndoshta mund ta bëjë këtë.

Dennis Rodman është takuar me liderin Kim Jong Un, që është dashamir i lojës së basketbollit, gjatë vizitës së tij të parë në Korenë Veriore, në muajin shkurt.

Udhëtimi i tij i ri në Phenian po bëhet vetëm disa ditë pasi Koreja Veriore e refuzoi vizitën e planifikuar të të dërguarit amerikan, Robert King, për shkak se bombarduesit amerikanë me kapacitete atomike, morën pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore, që tashmë kanë përfunduar.
XS
SM
MD
LG