Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti somalez i shpëton atentatit


Fotografi arkivi e presidentit somalez, Hassan Sheikh Mohamud

Fotografi arkivi e presidentit somalez, Hassan Sheikh Mohamud

Presidenti somalez, Hassan Sheikh Mohamud i ka shpëtuar një sulmi pa u lënduar të martën pasi konvoji i tij ra në prit, përgjegjësinë për të cilin e kanë marrë islamistët e grupeve të lidhura me Al Kaedën., raporton AFP.

Persona të armatosur të grupit, Shebab e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit të presidentit i cili udhëtonte drejt portit të Merka, në jug të kryeqytetit.

Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka dështuar dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e konvojit të presidentit, janë mirë.

Presidenti somalez, i cili e ka përkrahjen e perëndimit, ka qenë duke udhëtuar me veturë të blinduar të forcave të Unionit Afrikan (AMISOM) që në këtë shtet kanë 17 700 trupa të cilët luftojnë së bashku me ushtrinë e këtij shteti kundër militantëve të Shebab.
XS
SM
MD
LG