Ndërlidhjet

Indonezi: Islamikët duan anulimin e "Miss World"


Antigona Sejdiu, përfaqësuesja e parë e Kosovës në Miss World

Antigona Sejdiu, përfaqësuesja e parë e Kosovës në Miss World

Rreth 150 islamistë të vijës së ashpër kanë protestuar në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta të martën kundër garës për vajzën më të bukur të botës, "Miss World".

Siç raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, vetëm pak ditë para se të hapet ky konkurs në ishullin e Balit, demonstruesit ju kanë bërë thirrje autoriteteve që ta anulojnë këtë ngjarje derisa kanë vendosur pano me mbishkrimin, “Miss Bota Shko në Ferr”.

“Gara do të nxisë rrezik dhe vese. Myslimanët nuk duhet kurrë ta lejojnë që kjo të ndodhë”, me këto fjalë një protestues ju ka drejtuar turmës, ndërsa kjo e fundit ju ka përgjigjur me thirrjen, “Zoti është i madh”.

"Ne bëjmë thirrje për luftë kundër Miss Botës. Ne kërkojmë nga qeveria indoneziane që të anulojë këtë ngarje”, ka shtuar Irfan Awwas, udhëheqësi i grupit radikal të Këshillit të Muxhahedinëve të Indoezisë.

Vendimi i organizatorëve që këtë vit të heqin dorë nga paraqitja e kandidateve me bikini nuk ka arritur që të qetësojë islamikët e vijës së ashpër të cilët kanë thënë se do të organizojnë demonstrata të mëdha kur të mbahet nata e ndarjes së çmimeve, më 28 shtator.

Derisa shumica e 240 milion banorëve të Indonezisë e praktikojnë një formë të moderuar të Islamit, një grup i vogël i atyre qe e ndjekin një vijë të ashpër të Islamit janë shumë të zëshëm.

Ata në të kaluarën kanë arritur që edhe të anulojnë ngjarje të ndryshme.

Vitin e kaluar, këngëtarja e muzikës Pop, Lady Gaga ka hequr dorë nga mbajtja e një koncerti pasi ky grup i myslimanëve ka kërcënuar se do ta djeg vendin ku do mbahej koncerti derisa e kanë kritikuar atë se ajo vesh vetëm “sutjena dhe brekë”.
XS
SM
MD
LG