Ndërlidhjet

Izraeli dhe SHBA-të realizojnë test raketor në Mesdhe


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Izraeli ka njoftuar se ka realizuar një test të përbashkët raketor me SHBA-të në Mesdhe të martën.

Kjo mund të ketë lidhje me atë që e ka deklaruar Rusia se ajo ka detektuar lansimin e dy “objekteve” mbi det.

Ministria e mbrojtjes së Izraelit ka thënë se ka testuat një raketë e cila është përdorur si cak në kuadër të sistemit të saj të mbrojtjes.

testi është kryer në të njejtën kohë kur ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se radari i saj ka detektuar lansimin.

Një burim brenda forcave të sigurisë së Sirisë ka thënë se asnjë raketë nuk ka rënë në territorin sirian, derisa mediat ruse kanë thënë se duket që “objektet” kanë rënë në det.

Këto raportime të paqarta janë bërë në kohën kur anijet e luftës së SHBA-ve janë vendosur në Mesdhe si përgatitje për sulme të mundshme kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG