Ndërlidhjet

Rumani: Akuzë për gjenocid për një ish zyrtar komunist


Burgu Ramnicu Sarat , tash memorial i viktimave të komunizmit.
Burgu Ramnicu Sarat , tash memorial i viktimave të komunizmit.
Prokurorët rumunë e kanë akuzuar komandantin e një burgu të kohës së komunizmit me gjenocid.

Prokurorët e kanë bërë publike akuzën të martën kundër Alexandru Visinescu, i cili prej vitit 1956 deri më 1963 e ka udhëhequr burgun Ramnicu Sarat, ku elita dhe intelektualët e kohës së para komunizmit janë mbajtur të burgosur.

Prokurorët përmes një deklarate kanë thënë se nën udhëheqjen e Visinescut, të burgosurit janë rrahur, janë lënë pa bukë, pa trajtim mjekësor dhe janë lënë në të ftohtë.

Visinescu tani 87 vjeçar, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Rumuni i fundit që është dënuar me gjenocid ka qenë ish udhëheqësi komonist, Nicalae Ceausescu, i cili është gjykuar dhe ekzekuturar në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG