Ndërlidhjet

Gjilas: Në Serbi po krijohet diktaturë


Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Dragan Gjilas (Ilustrim)
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Dragan Gjilas (Ilustrim)
Në Serbi është në krijim e sipër diktatura dhe super fuqia e një personi, ka thënë sot shefi i Partisë Demokratike serbe, Dragan Gjilas, duke aluduar në zëvendëskryeministrin serb, Aleksander Vuçiq.

Gjilas është ankuar në atë se Vuçiq po heton gjëra që në fakt duhet t’i hetojë policia dhe prokuroria.

"Kush është ai që të kryej hetime? Në bazë të cilit ligj apo kushtetutë?”, ka pyetur Gjilas në konferencën me gazetarë që është mbajtur në objektin e PD-së së Serbisë në Beograd.

Ai ka thënë se prokuroria dhe policia janë të lirë që të hetojnë çfarëdo rreth tij dhe se asgjë e jashtëligjshme nuk do të gjendet.

Mediat serbe kanë raportuar së fundi për mundësinë që udhëheqësi i demokratëve i cili e zëvendësoi ish presidentin Boris Tadiq pasi ky i humbi zgjedhjet e fundit në Serbi po hetohet për lidhjet e tij me biznes.
XS
SM
MD
LG