Ndërlidhjet

Jahjaga priti shkrimtarët, Ismail dhe Helena Kadare


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në zyrën e saj, shkrimtarët, Ismail dhe Helena Kadare

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në zyrën e saj, shkrimtarët, Ismail dhe Helena Kadare

Shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Kadare janë pritur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Përmes një komunikate të presidencës kosovare, mediat janë njoftuar se gjatë takimit është biseduar për “çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova sot”.

Shkrimtari shqiptar që është fitues i çmimeve “Prince of Asturia” dhe “Man Booker Prize”, po qëndron në Kosovë pasi është nderuar me çmimin ndërkombëtar, “Ali Podrimja” nga presidentja e Kosovës është quajtur, “frymëzim për të gjitha gjeneratat”.

Presidentja Jahjaga ka thënë “se kontributi i zotëri Kadare për Kosovën, në shtypin dhe diplomacinë botërore, është i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh”.

“Shkrimtari Ismail Kadare e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj, me theks të veçantë në kontributin që ajo ka dhënë në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë. Shkrimtari Ismail Kadare foli edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit, duke theksuar se kjo është zgjidhja e natyrshme për secilin vend të rajonit”, thuhet në fund të komunikatës së presidencës kosovare.
XS
SM
MD
LG