Ndërlidhjet

Kroatët e Vukovarit nuk duan shenja me alfabet cirilik


Fotografi nga protesta e sotme në Vukovar të Kroacisë kunër shenjave që janë shkruar edhe në alfabetin cirilik që përdoret nga serbët, 3 shtator 2013
Fotografi nga protesta e sotme në Vukovar të Kroacisë kunër shenjave që janë shkruar edhe në alfabetin cirilik që përdoret nga serbët, 3 shtator 2013
Një grup i veteranëve të luftës kroate për pavarësi kanë protesuar në qytetin e Vukovarit kundër shenjave që janë shkruar me dy lloje shkronjash, ato latine dhe alfabetin cirilik.

Protesta e së martës është mbajtur një ditë pasi protesuesit në Vukovar janë përleshur me policinë derisa kanë shkatërruar shenja të ndryshme në ndërtesa zyrtare.

Gjuha serbe dhe kroate janë të ngjajshme, por kroatët e përdorin alfabetin latin derisa serbët atë cirilik.

Protestuesit kërkojnë që Vukovari të përjashtohet nga një ligj që nxit përdorimin e alfabetit që përdoret nga serbët në rajone ku ky komunitet pakicë përbën së paku një të tretën e popullatës.

Vukovari ishte shkatërruar nga rebelët serbë gjatë luftës kroate për pavarësi gjatë viteve të 90-ta.

Qyteti është rindërtuar, por tensionet vazhdojnë të jenë të larta.

Komuniteti serb përbënë rreth 4 përqind të populatës 4.2 milionëshe të Kroacisë.
XS
SM
MD
LG