Ndërlidhjet

Boehner dhe Pelosi pro intervenimit në Siri


Fotografi arkivi e John Boehner, presidentit Barack Obama dhe Nancy Pelosit
Fotografi arkivi e John Boehner, presidentit Barack Obama dhe Nancy Pelosit
John Boehner, udhëheqësi i grupit të kongresistëve republikanë ka thënë të martën se do ta përkrahë thirrjen e presidentit, Barack Obama, për sulm në Siri dhe ka kërkuar nga kolegët e tij në Kongres që të veprojnë njejtë.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me presidentin amerikan, Boehner ka thënë se SHBA-të duhet të përgjigjen ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri dhe t’iu tregohet aleatëve se Amerika ndërmerr masa kur është e nevojshme.

Presidenti amerikan ka zhvilluar takime sot edhe me udhëheqësen e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi, e cila gjithashtu ka thënë se SHBA-të duhet t’i përgjigjen sulmit me armë kimike që amerikanët janë të bindur se fajtor është vetëm regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad.

Sipas Pelosit, marrja e miratimit të Kongresit për një intervenim ushtarak nuk është i domosdoshëm, por Obama është duke bërë përpjekje ta arrij këtë pasi jo pak kogresistë janë ende në dyshim nëse duhet një ndërhyrje e tillë apo jo.
XS
SM
MD
LG