Ndërlidhjet

Sulme të reja në Bagdad marrin jetën e 14 personave


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një seri e sulmeve me vetura bomba në lagjen kryesisht Shiite të kryeqytetit irakian ka vrarë së paku 14 persona, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë në këtë shtet.

Bombat e kanë goditur Bagdadin në orën 6 pasdite, sipas orës lokale të Irakut, ndërsa gjatë sulmeve janë lënduar 12 persona.

Këto sulme janë në vazhdën e sulmeve të shtuara kohëve të fundit që godasin kafenetë dhe hapësirat publike të Irakut.

Nëntë persona të tjerë janë vrarë në sulme të ndryshme në tërë vendin mëngjesin e së martës, duke rritur kështu shqetësimin për rikthimin e një lufte të gjërë sektare që e kishte dërmuar këtë vend përgjatë viteve 2006 dhe 2007.

Sipas llogaritjeve të agjencisë së lajmeve, AFP, nga fillimi i këtij viti më shumë se 3800 persona janë vrarë.
XS
SM
MD
LG