Ndërlidhjet

Familja amerikane gjen ari në vlerë prej 300 mijë dollarëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një familje në shtetin amerikan të Floridës që kohën së bashku e kalojnë duke kërkuar për thesare, ka arritur të gjejë një sasi ari që e ka vlerën 300 mijë dollarë amerikanë.

Ari është gjetur në një "varrezë historike anijesh" në Oqeanin Atlantik.

"Ajo çka është e mirë për ta se ata janë një familje që kohën së bashku e kalojnë jashtë duke kërkuar e pjesa më interesante për ta është se ata e kanë besuar se kjo ditë do të arrijë”, ka thënë Brent Brisben, kompania e të cilët, “1715 Fleet – Queens Jewels LLC” është pronare e mbeturinave historike ku është gjetur ari.

Brisben ka thënë se Rick dhe Lisa Schmitt si dhe fëmijët e tyre të rritur, Hillary dhe Eric, kanë gjetur monedha dhe zingjirë ari në mbeturinat e një konvoji prej 11 anijeve që janë shkatërruar nga një stuhi ere në bregedtin e Floridës në vitin 1715, anije këto që kanë qenë në rrugë nga Spanja për në Havana të Kubës.

Lista e mallrave të këtyre anijeve thonë se në to ka pasur mallra me vlerë deri në 400 milion dollarë, prej të cilave 175 milionë janë nxjerrë prej tyre.

Kompania e tij ka blerë të drejtat në këtë “varrezë anijesh” ndërsa lejon të tjerët siç është puna e Schmittëve që përmes kontratave të kërkojnë për thesarë në mbeturinat e anijeve.

Sipas ligjeve në SHBA dhe shtetin e Floridës, thesari do të merret në mbikqyrje nga Gjykata e Qarkut e SHBA-ve në Floridën jugore. Ky shtet amerikan do të ketë të drejtën të përvetësojë 20 përqind të të gjeturave të cilat do t’i zbulojë në muzeun shtetëror.

Pjesa e mbetur do të ndahet në mënyrë të barabartë në mes të kompanisë së Brisbenit dhe familjes Schmitt.
XS
SM
MD
LG