Ndërlidhjet

logo-print

Xi vazhdon vizitën në Turkmenistan


Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe homologu i tij turkmen, Gurbanguly Berdymukhamedov.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe homologu i tij turkmen, Gurbanguly Berdymukhamedov.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të vazhdojë sot vizitën shtetërore në Turkmenistan.

Të martën në Ashgabat, Xi dhe homologu i tij turkmen, Gurbanguli Berdymukhamedov, kanë qenë të pranishëm në nënshkrimin e disa marrëveshjeve, përfshirë edhe atë për rritjen e furnizimeve turkmene të Kinës me gaz natyror.

Xi ka thënë se bashkëpunimi energjetik midis Kinës dhe Turkmenistanit shërben si rol model për bashkëpunimin global në fushën e energjisë.

Turkmenistani është furnizues kryesor i Kinës me gaz natyror, ndërsa Kina është partneri më i madh tregtar i Turkmenistanit.

Turneu aziatik i Xi-së përfshin edhe Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Kirgizinë.

Kjo është hera e parë që ai viziton rajonin prejse ka marrë postin e presidentit në muajin mars.

Të enjten, Xi do të ndjekë edhe samitin e G20-ës në Shën Petersburg.
XS
SM
MD
LG