Ndërlidhjet

Parlamenti francez diskuton për Sirinë


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Parlamenti i Francës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar situatën në Siri.

Presidenti Francois Hollande ka ofruar publikusht mbështetjen për Shtetet e Bashkuara në aksione ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Planet për ndërhyrje kanë marrë hov pas dyshimeve se forcat e Qeverisë siriane kanë sulmuar me armë kimike.

Të hënën, Qeveria franceze u ka prezantuar ligjvënësve provat, të cilat, sipas saj, tregojnë se forcat e Assadit janë përgjegjëse për “sulmin masiv dhe të koordinuar kimik” në afërsi të Damaskut, më 21 gusht.

Megjithatë, Hollande ka thënë të martën se nuk do të ketë asnjë veprim nga Franca nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara nuk mbështet thirrjen e presidentit Barack Obama për sulme të kufizuara kundër regjimit të Assadit.

Javën e kaluar, Parlamenti britanik ka refuzuar mbështetjen për operacione ushtarake në Siri.
XS
SM
MD
LG