Ndërlidhjet

Më shumë se gjysma e Venezuelës pa rrymë


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Më shumë se gjysma e Venezuelës, përfshirë edhe pjesë të kryeqytetit Karakas, ka mbetur pa energji elektrike.

Presidenti Nicolas Maduro ka fajësuar opozitën politike, duke e akuzuar për orkestirmin e një “puçi elektrik”.

Por, udhëheqësi i opozitës, Henrique Capriles, ka thënë se situata është rezultat i dështimit të politikave qeveritare dhe infrastrukturës joefikase.

Megjithatë, terri thuhet të jetë shkaktuar nga dështimi i një linje të transmetimit në uzinën hidroelektrike Guri.

Ministri i Energjisë, Jesse Chacon, ka thënë se problemi është gradualisht duke u riparuar.
XS
SM
MD
LG