Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Dagestan, vriten dy policë


Makaçkala - foto arkivi

Makaçkala - foto arkivi

Sulmues të panjohur kanë qëlluar për vdekje dy policë dhe kanë plagosur një tjetër në rajonin e Kaukazit Verior.

Burimet zyrtare thonë se incidenti ka ndodhur në kryeqytetin e Dagestanit, Makaçkala.

Rajoni rus i Kaukazit, i populluar me shumicë myslimane, ka qenë i përfshirë nga dhuna për vite me radhë.

Pas dy luftërave të pasuksesshme separatiste në Çeçeni, në mes të viteve 1990 dhe fillim të 2000-tës, militantizmi islamik është përhapur edhe në republikat e tjera të Kaukazit Verior, si Dagestani, Ingushetia dhe Kabardino-Balkaria.
XS
SM
MD
LG