Ndërlidhjet

Obama takon aktivistët homoseksualë në Rusi


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë aktivistët rusë për të drejtat homoseksuale, gjatë qëndrimit të tij në Shën Petersburg, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-ës.

Zyrtarët amerikanë kanë takuar shpesh grupet e shoqërisë civile gjatë vizitave të tyre në Rusi, duke zemëruar kështu Kremlinin.

Por, kjo duket të jetë hera e parë që aktivistët e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual përfshihen në një takim të nivelit presidencial.

Aktivistët rusë kanë thënë se takimi është caktuar për të enjten.

Obama dhe administrata e tij kanë shprehur shqetësim për ligjin, i cili së fundmi ka kaluar në Parlamentin rus dhe ndëshkon propagandën homoseksuale.
XS
SM
MD
LG