Ndërlidhjet

Raketa për peshkim vret 6 fëmijë afganë


Afganistan

Afganistan

Gjashtë fëmijë afganë janë vrarë nga një raketë e hedhur në lumë.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka njoftuar sot se tetë policë janë arrestuar në lidhje me rastin, i cili ka ndodhur të premten në qarkun Doshi të provincës Baghlan.

I njëjti burim ka thënë se njëri nga ta ka hedhur raketën në lumë për të kapur peshk.

Raketa ka devijuar dhe ka vrarë fëmijët që kanë qenë duke luajtur në anën tjetër të lumit.

Zëdhënësi i provincës, Ahmad Jaëid Basharat, ka bërë të ditur se fëmijët kanë qenë të moshës 10 deri në 14 vjeç.

Përdorimi i armëve të tilla për peshkim nuk është gjë e pazakontë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG