Ndërlidhjet

logo-print

Obama arrin në Stokholm


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Stokholm, ku do të takojë kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt, dhe Mbretin Carl Gustaf.

Ai po ashtu do të bisedojë me udhëheqësit e tjerë nordikë nga Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Norvegjia.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vizita në Suedi është shtuar në agjendën e Obamës, pasi ai ka anuluar takimin me presidentin rus, Vladimir Putin.

I paraparë të mbahej në Moskë, para samitit të G20-ës, takimi është anuluar pasi Rusia i ka siguruar azil të përkohshëm ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili në SHBA kërkohet për spiunazh.

Nga Stokholmi, Obama do të udhëtojë për në Shën Petersburg, për të ndjekur samitin e G20-ës më 5 dhe 6 shtator.
XS
SM
MD
LG