Ndërlidhjet

Të dërguarit e BE-së vizitojnë Tymoshenkon


Yulia Tymoshenko

Yulia Tymoshenko

Përfaqësues të Parlamentit Evropian kanë vizituar ish-kryeministren e burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko.

Aleksander Kwasniewski dhe Pat Cox kanë arritur të mërkurën në spitalin e qytetit Karkiv, ku Tymoshenko është duke trajtuar problemet me shpinën.

Ata janë caktuar vitin e kaluar për të shërbyer si vëzhgues të BE-së në procedurat kundër Tymoshenkos.

Kjo e fundit është dënuar me shtatë vjet burgim në vitin 2011, për krime që lidhen me një marrëveshje gazi me Rusinë, të nënshkruar më 2009.

Tymoshenko po ashtu do të gjykohet për evazion fiskal dhe për një rast të vrasjes.

Ajo hedh poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG