Ndërlidhjet

Rikthehen protestat anti-qeveritare në Bullgari


Njësitë speciale të policisë bullgare largojnë protestuesit gjatë një prej demonstratave të muajit korrik, 23 korrik 2013
Njësitë speciale të policisë bullgare largojnë protestuesit gjatë një prej demonstratave të muajit korrik, 23 korrik 2013
Qindra protestues janë mbledhur para parlamentit bullgar të mërkurën duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga socialistët.

Demonstruesit e akuzojnë qeverinë se ka lidhje të vrazhda me qarqe të bizneseve me ndikim.

Një grup i vogël ka bërë përpjekje që të hyjë në ndërtesë, por me shpejtësi janë shtyrë prapa nga njësitë speciale të policisë që kanë krijuar një kordon përreth objektit me vetura të blinduara policore.

Gjashtë persona janë arrestuar.

Rreth 2 mijë persona kanë thirrur “dorëheqje” dhe “mafia” në protestën e cila përpos këtij incidenti ka kaluar e qetë derisa ligjvënësit janë mbledhur për takimin e parë pas pushimit veror.

Demonstratat kundër kabinetit qeveritar kanë filluar dy javë pasi e ka filluar punën qeveria në muajin maj, pas caktimit të një manjati mediash në një pozitë që ka të bëjë me siguri.

Shumica e kanë parë këtë emërimin si shembull të interesave të fuqishme private që po i kontrollojnë institucionet e shtetit.

Qeveria më pas e tërhoqi emërimin, por kjo nuk qetësoi zemërimin publik për përhapjen e korrupcionit në vendin më të varfër anëtar të Bashkimit Evropian i cili ju bashkua unionit në vitin 2007.

Kabineti që udhëhiqet nga Plamen Oresharski përbëhet nga socialistët dhe përfaqësuesit e pakicës turke.

Kjo përbërje kontrollon gjysmën e ulësve të parlamentit dhe mbështetet në përkrahjen e një partie nacionaliste që të qëndrojë në pushtet.
XS
SM
MD
LG