Ndërlidhjet

Nis dialogu për implementimin e marrëveshjes për IBM


Një nga pikat kufitare nës mes të Kosovës dhe Serbisë, Jarinje
Një nga pikat kufitare nës mes të Kosovës dhe Serbisë, Jarinje
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot kanë filluar bisedimet trepalëshe të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe Doganave të Kosovës në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të dërguar mediave nga zyra e kryeministrit kosovar, këto bisedime gjithashtu po ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

“Temë diskutimi të këtij takimi janë çështja e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim, ndërsa më tej shtohet se “ky raund takimesh pritet të zgjas nga sot deri me 7 shtator”.

Komunikata gjithashtu tregon se edhe kush janë pjesëtarët e ekipit dialogues të Kosovës.

“Në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri bëjnë pjesë edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Fisnik Rexhepi, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe koordinator nacional per zbatimin e IBM-se, Bajram Rexha nga Doganat e Kosovës, Shaban Guda, Policia e Kosovës, Qemajl Marmullakaj, Zyra e Kryeministrit, Murat Meha, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bashkim Thaçi, Këshilltar Politik i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ahmet Zejnullahu nga Agjencioni i Pyjeve i Kosovës, Gazmir Raci, këshilltar Politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj, këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Visar Xani këshilltar politik për media iZëvendëskryeministres Tahiri”.
XS
SM
MD
LG