Ndërlidhjet

logo-print

McCain luan poker derisa diskutohet për Sirinë


Fotografi arkivi e senatorit, John McCain

Fotografi arkivi e senatorit, John McCain

Senatori republikan, John McCain, një prej zyrtarëve amerikan që kërkon intervenim të fuqishëm ushtarak në Siri, është zënë duke luajtur poker gjatë një seance dëgjimore për konfliktin në Siri.

Një fotograf i gazetës “Washington Post” e ka realizuar një fotografi të McCain duke bërë baste pokeri në “iPhone-in” e tij derisa mbahej takimi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, të martën.

Gjatë këtij takimi, zyrtarë të lartë amerikanë e kanë kërkuar përkrahjen e ligjvënësve për planin e presidentit Obama për sulm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad pasi këtë të fundit e konsideron fajtor për sulmin me armë kimike.

McCain e ka pranuar se është zënë ngusht duke e bërë një postim në profilin e tij në rrjetin social, tëitter që e ka filluar me fjalën, “Skandal”.

Ai gjithashtu ka shkruar se gjatë takimit që ka zgjatur tre orë, “më e keqja nga të gjitha, unë humba! (lojën)”.

Më vonë, ai i ka thënë televizionit, CNN se ai ka humbur “mijëra dollarë” në atë lojë, mirëpo e ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për para të vërteta, por ato që përdoren vetëm për lojë.
XS
SM
MD
LG