Ndërlidhjet

Cameron: SHBA-të të mos tërhiqen nga intervenimi në Siri


Kryeministri britanik, David Cameron në parlamentin e këtij vendi (Ilustrim)
Kryeministri britanik, David Cameron në parlamentin e këtij vendi (Ilustrim)
Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë të mërkurën se ai beson që qeveria siriane do të përdorë prap armë kimike kundër popullit të saj nëse SHBA-të tërhiqen nga realizimi i sulmit ushtarak kundër regjimit të Bashar al Assad.

Gjatë seancës së rregullt me pyetje e përgjigje në parlamentin britanik, një ligjvënëse e ka pyetur Cameron nëse është më mirë që të kërkojë armëpushim në Siri se sa një sulm me bomba.

Cameron është përgjigjur se presidenti amerikan, Barack Obama e ka bërë një paralajmërim të qartë për presidentin sirian, Bashar al Assad për armët kimike dhe ai ka të drejtë që t’i përmbahet atij paralajmërimi.

David Cameron e ka përsëritur që Britania nuk do të marrë pjesë në një intervenim ushtatak kundër Sirisë pasi e humbi mundësinë për këtë kur parlamenti e kundërshtoi intervenimin britanik kundër regjimit të Bashar al Assad.

Kryeministri britanik megjithatë ka thënë se bota ende ka nevojë që ta dënojë përdorimin e armëve kimike nga Assadi.
XS
SM
MD
LG