Ndërlidhjet

Obama arrin në Stokholm, flet për Sirinë


Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë konferencës me gazetarë në Stokholm pas takimit me kryeministrin suedez, Frederik Reinfeldt, 4 gusht 2013
Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë konferencës me gazetarë në Stokholm pas takimit me kryeministrin suedez, Frederik Reinfeldt, 4 gusht 2013
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka përsëritur se komuniteti global “nuk mund të qëndroj i heshtur” përballë asaj që ai e quajti “barbarizmi” i armëve kimike në Siri.

Obama e ka bërë këtë deklaratë në Stokholm të mërkurën, pas takimit me kryeministrin suedez, Frederik Reinfeldt.

Ai ka thënë se dështimi për t’iu përgjigjur sulmit kimik të datës 21 gusht që Washingtoni beson se është kryer nga regjimi i Bashar al Assad, do të rrisë mundësinë për sulme të tjera të njejta.

Obama po e viziton Suedinë para samitit të G20-ës në Shën Petersburg.

Shtëpia e Bardhë e ka shtuar këtë vizitë pas anulimit të takimit me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, para nisjes së samitit si pëgjigje ndaj vendimit rus që t’ia pranojë kërkesën për azil ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Ky i fundit ka publikuar dokumente sekrete të programeve të spiunimit amerikan.
XS
SM
MD
LG