Ndërlidhjet

Bolt pensionohet pas Lojërave Olimpike 2016


Usain Bolt, (Ilustrim)

Usain Bolt, (Ilustrim)

Vrapuesi i shpejtë. Usain Bolt planifikon që të pensionohet pas Lojërave Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janiero, raporton "Associated Press".

Bolt ka thënë të mërkurën se ai dëshiron më shumë medalje të arta në Rio, të vendosë një rekord të ri botëror në garën prej 200 metrash dhe ndoshta të fitojë edhe një medalje ari në Lojrat e Commonwealthit.

Pasi fitoi tri medalje ari muajin e kaluar në Moskë, Bolt u bë atleti me më së shumti medalje në botë.

Ai deri më tani ka fituar tetë medalje ari në Olimpiada.

Bolt deri më tash ka vendosur rekorde botërore në garën e vrapimit për 100 dhe 200 metra, ndërsa rekordin për vrapimin 4x100 metra e ndanë kolegët e ekipit të tij xhamajkan.
XS
SM
MD
LG