Ndërlidhjet

Deri tash, 81 subjekte kërkojnë certifikim për 3 nëntor


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Deri në këto qaste, në Komisionin Qendror Zgjedhor janë dorëzuar 81 kërkesa për certifikim të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Lajmi i është konfirmuar Radios Evropa e Lirë nga Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ.

Zonja Mavriqi ka thënë se asnjë subjekt serb nga veriu i Kosovës nuk ka dorëzuar kërkesë për certifikim deri në këto çaste.

“Prej këtyre 81 subjekteve që e kanë dorëzuar kërkesën për certifikim, 23 janë parti politike, 2 koalicione, 11 kandidat të pavarur dhe 45 nisma qytetare. Prej tyre ka subjekte serbe prej pjesëve të tjera të Kosovës, por jo prej Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut apo Leposaviqit”, ka thënë përmes telefonit Mavriqi.

Zyra që udhëhiqet nga Miradije Mavriqi do të vazhdojë të pranojë kërkesa për certifikim deri në mesnatë, kur skadon afati për këtë gjë.
XS
SM
MD
LG