Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Mirëpritet votimi në panel për sulme në Siri


Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtëpia e Bardhë në Uashington
Shtëpia e Bardhë e ka mirëpritur votimin në një panel të Senatit të Shteteve të Bashkuara, me të cilin mbështetet kërkesa e presidentin Barack Obama, për sulme ushtarake në Siri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se masa e miratuar nga Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit amerikan, u ndihmon interesave kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe e ulë shkallën e kapaciteteve të armatimit kimik të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rezoluta në mbështetje të përdorimit të forcës ndaj sulmik me armatim kimik, për të cilin Uashingtoni e fajëson qeverinë e Assadit, u miratua mbrëmë vonë me 10 vota për dhe 7 kundër.

Në këtë rezolutë parashihet që çfarëdo aksioni mund të zgjasë më së shumti 90 ditë dhe e ndalon shfrytëzimin e trupave tokësore.

Pritet që për këtë dokument në Senat do të diskutohet javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG