Ndërlidhjet

Kosovë: Prej nesër, Farina komandant i ri i KFOR-it


Pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë

Pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë

Gjenerali italian, Salvatore Farina, prej nesër bëhet komandant i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Në këtë post ai e zëvendëson gjeneralin gjerman, Volker Halbauer.

Farina, i lindur në vitin 1957, karrierën e tij e ka filluar në vitin 1980, pas përfundimit të akademisë ushtarake.

Në periudhën 1996 – 1999 ai ishte i ngarkuar për planifikim dhe udhëzim të ushtarëve italianë, të cilët kishin dhënë kontribut në operacione të ndryshme paqësore në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Timorin Lindor dhe në Kogno.

Gjatë operacioneve në Ballkan ai ishte planifikuesi kryesor për vendosjen e njësive të specializuara shumëkombëshe.

Gjenerali gjerman, Volker Halbauer, e mori detyrën e komandantit të KFOR-it, në shtator të vitit të kaluar, ndërsa në një konferencë lamtumirëse për gazetarë në Prishtinë, tha se numri i pjesëtarëve të KFOR-it, tash për tash, nuk do të ndryshoj.

Kontigjenti italian i KFOR-it është i dyti për nga madhësia në Kosovë, pas Gjermanisë, e cila ka më së shumti trupa në kuadër të këtij misioni të NATO-s në Kosovë.

Vlerësohet se në kuadër të KFOR-it aktualisht gjenden afro 5 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG