Ndërlidhjet

Milley: Afro 100 ushtarë afganë vriten çdo javë


Forcat amerikane në Afganistan

Forcat amerikane në Afganistan

Gjenerali amerikan, Mark Milley, ka thënë se talibanët më nuk janë në gjendje ta përmbysin qeverinë në Kabul, por ata kanë aftësi për të luftuar “për një kohë të gjatë”.

Gjenerali Milley, që është zëvendëskomandant i forcave amerikane në Afganistan, këto komente i ka bërë mbrëmë para gazetarëve gjatë një video konference nga selia e tij në Kabult të Afganistanit.

Sipas tij, prej 50 e deri në 100 ushtarë afganë vriten në luftë çdo javë.

Ai theksoi se forcat amerikane po i ndihmojnë trupat afgane për ta përmirësuar taktikën e tyre, për ndërmarrjen e evakuimeve mjekësore dhe për t’i minimizuar viktimat nga sulmet rrugore me bomba.
XS
SM
MD
LG