Ndërlidhjet

Samsung: U zbulua ora "e mençur” digjitale


Ora "e mençur" Galaxy Gear
Ora "e mençur" Galaxy Gear
Kompania Samsung e ka zbuluar prodhimin e saj të ri, orën digjitale ose të ashtuquajturën orë të mençur.

Kompania tha se ora Galaxy Gear mund të veproj si një pajisje shtesë e telefonit të mençur mobil, duke u dhënë sinjale shfrytëzuesve për mesazhet dhe thirrjet telefonike.

Shfrytëzuesit mund të bëjnë thirrje pa e nxjerrë telefonin e tyre mobil.

Kjo orë edhe mund të fotografoj.

Paraqitja e prodhimit të ri u bë mbrëmë vonë në një panair në Berlin të Gjermanisë.

Ky zbulim u bë së paku disa javë para se një prodhim i tillë pritet të paraqitet nga kompania rivale Apple.
XS
SM
MD
LG