Ndërlidhjet

Ulqin: Nga të shtënat – pesë të plagosur


Pamje nga plazhi i Ulqinit
Pamje nga plazhi i Ulqinit
Policia e Malit të Zi ka njoftuar se një shtetas i Kosovës, me inicialet H. Sh. (25 vjeçar), ka shtënë nga një pushkë gjysmë automatike kundër katër shtetasve të Shqipërisë dhe një banori të Ulqinit, me ç’rast u ka shkaktuar plagë.

Të pesë personat e plagosur janë dërguar në një spital në Tivar, por sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Shtetasi i Kosovës, i lindur në Ferizaj, është arrestuar nga autoritetet e Malit të Zi.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes, në një restaurant afër tregut të vjetër të qytetit në Ulqin.

Raportohet se para të shtënave të dy palët kishin shkëmbyer fjalë.
XS
SM
MD
LG