Ndërlidhjet

Egjipt: Ministri i brendshëm i shpëtoi atentatit


Ministri i brendhsëm Muhammad Ibrahim duke hyrë në veturën e tij

Ministri i brendhsëm Muhammad Ibrahim duke hyrë në veturën e tij

Mediat në Egjipt raportojnë se ministri i brendshëm i Egjiptit, Muhammad Ibrahim, sot i ka shpëtuar një përpjekjeje për atentat, pasi një bombë shpërtheu afër automobilit të tij.

Sulmi ndodhi derisa konvoji i veturave të ministrit Ibrahim kalonte nëpër lagjen Nasr City në kryeqytetin Kajro.

Burime të sigurisë thanë se disa njerëz janë plagosur nga shpërthimi, por ministri ka shpëtuar i paprekur.

Ministri i brendshëm i Egjiptit është praktikisht shef i forcës policore, e cila ishte e involvuar në goditjen e mbështetësve islamistë të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.

Lagjja Nasr City është seli e Vëllazërisë Myslimane, e cila e mbështet zotin Morsi.

Qindra njerëz janë vrarë nga përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve, prej se ushtria e përmbysi Morsin, më 3 korrik të këtij viti.
XS
SM
MD
LG