Ndërlidhjet

Obama: Në Rusi shtrohet çështja Wallenberg


Obama zbret nga aeroplani Air Force One në Shën Petersburg
Obama zbret nga aeroplani Air Force One në Shën Petersburg
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur përkushtim për ta shtruar çështjen e fatit të heroit suedez të Holokaustit, Raoul Wallenberg, gjatë qëndrimit të tij në Rusi.

Zoti Obama, i cili tashmë ka arritur në Shën Petersburg të Rusisë, për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20 të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Por, gjatë qëndrimit të djeshëm në Stokholm të Suedisë, zoti Obama tha se do të pyes për Wallenbergun, gjatë takimeve të tij me zyrtarët rusë.

Wallenberg kishte shërbyer si diplomat suedez në Budapestin e okupuar nga Nazistët, në korrik të vitit 1944, dhe i kishte shpëtuar dhjetëra mijëra hebrenjë, duke u dhënë atyre pasaporta mbrojtëse gjatë muajve të fundit të Holokaustit.

Wallenberg ishte arrestuar nga forcat sovjetike në Hungari në fillim të vitit 1945 dhe prej atëherë ishte zhdukur.

Obama dje e ka përmendur Wallenbergun tërthorazi, derisa ka folur për intervenim të mundshëm në Siri, për shkak të dyshimeve për përdorim të armatimit kimik, duke thënë se Wallenberg është përkujtim “jo vetëm thjeshtë për të sjellë dëshmi por edhe për të vepruar”.
XS
SM
MD
LG