Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë mirëpret votimin në Senat për sulme në Siri


Shtëpia e Bardhë, foto nga arkivi
Shtëpia e Bardhë, foto nga arkivi
Shtëpia e Bardhë e ka mirëpritur votimin në një panel të Senatit të Shteteve të Bashkuara, me të cilin mbështetet kërkesa e presidentin Barack Obama, për sulme ushtarake në Siri.

​Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se masa e miratuar nga Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit amerikan, u ndihmon interesave kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe e ulë shkallën e kapaciteteve të armatimit kimik të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rezoluta në mbështetje të përdorimit të forcës ndaj sulmik me armatim kimik, për të cilin ëashingtoni e fajëson qeverinë e Assadit, u miratua të mërkurën vonë me 10 vota për dhe 7 kundër.

Në këtë rezolutë parashihet që çfarëdo aksioni mund të zgjasë më së shumti 90 ditë dhe e ndalon shfrytëzimin e trupave tokësore.

Pritet që për këtë dokument në Senat me përbërje të plotë do të diskutohet javën e ardhshme. Nga ana tjerët, edhe komiteti përkatës i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara po debaton për masat lidhur me Sirinë.

ëashingtoni thotë se nga sulmi më 21 gusht të këtij viti, në lagjet e kryeqytetit Damask në Siri, me involvim të gazit Sarin, janë vrarë më tepër se 1400 vetë.

Barack Obama
Barack Obama
Votimi në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të Shteve të Bashkuara u bë një ditë pasi presidenti Obama, gjatë vizitës në Suedi, tha se kredibiliteti i komunitetit ndërkombëtar do të dëmtohet, nëse dështon ta ndëshkojë Damaskun për përdorim të armatimit kimik.

“Unë nuk e kam vënë linjën e kuqe. Linjën e kuqe e ka vënë bota".

"Bota e ka vënë linjën e kuqe kur qeveritë, që përfaqësojnë 98% të popullatës botërore thanë se përdorimi i armatimit kimik është i neveritshëm dhe e kanë miratuar marrëveshjen, për ndalimin e shfrytëzimit të këtij lloj armatimi, bile edhe kur shtetet janë të angazhuara në luftë. Kongresi e ka vënë linjën e kuqe kur e ka ratifikuar këtë marrëveshje”,
tha Barack Obama.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shteti, John Kerry, dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, i kanë vazhduar akvitetet për çështjen e aksionit ushtarak, por tash në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese.

Kerry tha se si aleatët e ëashingtonit, ashtu edhe armiqtë, po vështrojnë jo vetëm për atë se çka do të bëjnë Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të dyshimeve për sulm me armatim kimik në Siri, por edhe si do ta bëjnë këtë.

"Bota nuk po pret të shohë se çka po vendosim këtu, por ajo realisht po shikon se si ne do të vendosim. Sinqerisht, kjo do të thotë nëse ne ende mund të bëjmë ose arrijmë të flasim me një zë, duke folur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose jo".

"Kjo vlen edhe për presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Kongresin. Bota dëshiron ta dijë nëse Amerika është në nivel të këtij momenti ose jo, nëse ne do të shprehim, pozitën tonë me unitet, që e kërkon ky moment ose jo”, tha John Kerry.

Sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, u tha anëtarëve të Komitetit se çfarëdo sulmi ushtarak në Siri nuk do të jetë “shpim me gjilpërë”, por në mënyrë të rëndësishme do ta reduktojë forcën ushtarake të presidentit Assad.

Ed Royce
Ed Royce
Disa ligjvënës kanë shprehur frikën se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në luftën civile të përgjakshme në Siri. Në mesin e tyre ishte edhe republikani Ed Royce nga California.

“Presidenti ka premtuar operacion ushtarak në Siri me përmasë dhe zgjatje të kufizuar. Por, regjimi i Assadit duhet të thotë se çka do të ndodhë më tej. Kjo do të jetë veçanërisht e vërtetë derisa presidenti Obama nuk synon ta ndryshojë situatën në terren".

"Çfarë janë gjasët për përshkallëzim? A ka skenarë të ndryshëm? Nëse kredibiliteti ynë tash është në linjë, ashtu siç u tha, çka nëse Assadi kundërpërgjigjet? Amerikanët janë skeptikë për ta pasur afër një luftë, e cila, siç ka theksuar një dëshmitar, është e nxitur nga çështjet historike, etnike, religjioze dhe fisnore
”, tha Ed Royce. (f.bujupi)
XS
SM
MD
LG