Ndërlidhjet

Medvedev e dhuron rrogën mujore për viktimat e vërshimeve


Pamje nga vërshimet në Khabarovsk në Lindjen e Largët të Rusisë
Pamje nga vërshimet në Khabarovsk në Lindjen e Largët të Rusisë
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka dhuruar rrogën e tij mujore për viktimat e vërshimeve masive në Lindjen e Largët ruse.

Ministria për zhvillimin e Lindjes së Largët të Rusisë, e ka konfirmuar sot transferin e rrogës së Medvedevit, duke thënë se edhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, poashtu, kanë dhuruar mjete financiare për fondin e ndihmave, me afro 18.5 milionë rubla (500 mijë dollarë amerikanë).

Zyrtarë rusë të emergjencave kanë thënë sot se 82 mijë njerëz kanë pësuar nga vërshimet dhe se qeveria ka planifikuar kompensim për secilin person, në vlerë prej afro 3 mijë dollarësh amerikanë.

Rajoni Khabarovsk ishte goditur nga vërshimet më të rënda në 100 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG