Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Vazhduan protestat kundër manifestimit Miss World


Femrat protestojnë kundër manifestimit Miss World në Indonezi

Femrat protestojnë kundër manifestimit Miss World në Indonezi

Islamistët e linjës së fortë në Indonezi i kanë vazhduar protestat kundër manifestimit Miss World, i cili sivjet mbahet në Indonezi, duke vlerësuar se kjo garë e burkurisë paraqet “pisllëk dhe pornografi”.

Afro 800 pjesëtarë të lëvizjes Hizb ut-Tahrir në Indonezi, janë mbledhur sot në kryeqytetin Xhakartë dhe në së paku tri qytete të tjera, duke kërkuar që qeveria ta anuloj këtë zhvillim.

Demonstrata të ngjashme janë mbajtur edhe javën e kaluar.

Gara për bukuroshen e botës fillon të dielën në ujdhesën Bali.

Përkundër protestave, organizuesit e këtij manifestimi kanë thënë se gara nuk do të anulohet, meqë ky lloj i manifestimit nuk është në kundërshtim me kulturën indoneziane.

Organizuesit kanë hequr dorë nga parakkalimi i bukurosheve me bikini.

Derisa pjesa më e madhe e popullatës myslimane në Indonezi është e moderuar, gjatë viteve të fundit, një grup ekstremist është bërë tejet i zëshëm.

Indonezia është shtet sekular me 240 milionë banorë dhe është vendi me popullatën më të madhe myslimane në botë.
XS
SM
MD
LG