Ndërlidhjet

Rusi: Filloi samiti i Grupit 20


Pamje e sallës ku mbahet takimi i Grupit 20
Pamje e sallës ku mbahet takimi i Grupit 20
Samiti dyditësh i Grupit 20 ka filluar sot në Shën Petersburg të Rusisë.

Liderët e 20 ekonomive më të mëdha botërore do të diskutojnë për nxitjen e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës, transparencën e bankave dhe luftimin e evazionit të taksave.

Kriza në Siri nuk është në agjendën zyrtare të takimit, por pritet se kjo çështje do të mbizotëroj.

Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet që të flasë për aksion ushtarak për ta ndëshkuar regjimin e Sirisë, për një sulm të dyshuar me armatim kimik.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka thënë se aksioni ushtarak do të ishte “agresion”.

Nuk ka plane për takim ndërmjet presidentëve Putin dhe Obama, por zyrtarët thanë se të dy liderët kanë rast që të takohen me njëri-tjetrin në margjina të samitit. Para fillimit të samitit, Obama u prit nga Putini, që është nikoqir i takimit.

Para takimit në Sën Petersburg, liderët e Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara që t’i publikojnë informacionet sa më shpejtë që të jetë e mundur, për dyshimet për sulmin kimik, kështu që komuniteti ndërkombëtrar mund të vendos për përgjigje eventuale.
XS
SM
MD
LG