Ndërlidhjet

Shënohet 10 vjetori i lumturimit të nënës Terezë


Presidenti amerikan, Ronald Reagan duartroket derisa i dorëzon medalen e Lirisë, Nënës Terezë në Washington, 20 qershor 1985

Presidenti amerikan, Ronald Reagan duartroket derisa i dorëzon medalen e Lirisë, Nënës Terezë në Washington, 20 qershor 1985

Sot në kryeqytetin e Kosovës, është shënuar 10 vjetori i lumturimit të Nënës Terezë, mugeshës shqiptare e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu që është dhe fituese e çmimit Nobel për paqe.

Ndonëse e lindur në Shkup të Maqedonisë, Anjezë Gonxhe Bujaxhiu kishte prindër shqiptarë të Kosovës, i ati nga Prizreni dhe e ëma nga Gjakova.

Sidoqoftë, puna dhe vepra e saj tërhoqi vëmendjen e botës në kohën kur ajo në Indi e krijoi “Missionaries of Charity”, më sakt në vitin 1950, me të cilin e kaloi tërë jetën deri në vitin 1997 kur edhe ndërroi jetë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se populli shqiptar është krenar me punën dhe veprën e Nënës Terezë gjatë aktivitetit të sotëm.

“Nënë Tereza, një nënë e përvuajtur e njerëzimit, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare, edhe atëherë kur ishte në fillim të shërbimit brenda urdhrit të murgeshës së re, edhe atëherë kur botërisht iu pranua kontributi planetar me Çmimin Nobël të Paqes. Prandaj sot, ashtu si dje, por edhe në të ardhmen, civilizimi shqiptar do të mburret gjithmonë me emrin e Nënës Terezë”, ka thënë ndër të tjera shefi i qeverisë kosovare.
XS
SM
MD
LG